Select your website

Takim i Grupit të Punës në kuadër të projektit “Fuqizimi i tregut të punës në Korçë nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta” Friday 7 April 2017

Projekti “Fuqizimi i tregut te punes ne Korce nepermjet perpjekjeve te perbashketa” ka mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të tij. Sot “Dorcas Albania” në bashkepunim me DRFPP Korcë, Zyrën e Punës dhe aktorë të tjerë zhvilluan takimin e rradhës së “Grupit të Punës” ngritur nga ky projekt. Si zakonisht u ndanë arritjet e tre muajve të fundit, të rejat nga tregu i punës, ide dhe plane për të ardhmen. Më pas u vizituan disa nga kabinetet e reja të rivitalizuara si ai i rrobaqepsisë dhe stilimit apo kabinete që hapen për herë të parë si ai i riparimit të kompjuterave. Veçantia e ditës ishte hapja e “Klasës së fëmijëve”, e cila do të shërbejë nga sot e në vazhdim për të gjithë fëmijët e prindërve që marrin formim profesional në qendrën e DRFPP Korçë. Ishte një ditë e cila na fali të gjithëve kënaqësi e optimizëm. Falenderim i veçantë shkon për Znj. Anxhela Taho dhe gjithë stafin e DRFPP të cilët e kanë justifikuar më së miri mbështetjen e Dorcas Albania si dhe për gjithë aktorët e tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë projekt dhe janë pjesë e Grupit të punës- Zyra e Punës Korçë me kontributin e veçantë të Znj. Helena Zhappa, Grand Hotel, Universiteti Fan S. Noli, RDA Korçë, World Vision, Pastiçeri Dajana, DMO Korçë, XHENGO, Tona, Bushi Sh.A, B.I.D Korça, etj. Projekti do të vazhdojë zbatimin e tij edhe për një vit tjetër.